Dy futbollistë të Ballkanit preken nga koronavirusi

16 prill 2020 | 23:50

Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në “Facebook”, të enjten mbrëma. Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit. Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek.

Ky është njoftimi i plotë i KF Ballkanit:

Kampionet tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë këta vëllezërit Kolgeci synonim i urtësisë, edukatës dhe shpirtit garues!
Është forca e tyre shpirtërore dhe karakteri i trashëguar nga prindi i tyre mjek për tu përballur me çdo sfidë , e edhe me ketë, që duke u ndihmuar tjerëve atakoi edhe fëmijët!
Në emër të FC Ballkanit, respektivisht te presidentit te klubit dhe gjithë fëmijëve të Shkollës se Futbollit dhe trajnerëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit!
Qëndroni të fortë kampionë si gjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga nesër do të…