
Dy ish-zyrtarët e kësaj ministrie dënohen me burgim dhe detyrohen t’i kthejnë afro 30 mijë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve XH.B. dhe B.T. për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari XH.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite burgim, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë.
I akuzuari B.T. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite burgim, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë.
Konform nenit 62 par. 1 e 2 pika 2.3 të KPRK-së, të akuzuarve XH.B. dhe B.T. secilit veç e veç, iu shqiptohet dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbim publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, edhe atë pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Obligohen të akuzuarit XH.B. dhe B.T. që t’i kompensojnë dëmin të dëmtuarës Ministrisë së Infrastrukturës, në shumën prej 29,828.03 euro.
“I akuzuari XH.B. dhe B.T. në cilësinë e personave zyrtar kishin tejkaluar autorizimet e tyre dhe me këtë kishin kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.