Dy klube italiane e kërkojnë Manajn

21 janar 2021 | 12:08

Rei Manaj duket shumë pranë rikthimit në Itali. Për sulmuesin lushnjar, i cili është pjesë e Barcelonës B në ligën e tretë në Spanjë, së fundmi kanë shprehur interesim dy klube italiane.

Bëhet fjalë për Crotonen që militon në Serinë A dhe Pescara që bën pjesë në Serinë B. Lajmi bëhet publik nga eksperti i merkatos Gianluca di Marzio.

Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Manajt. Kujtojmë që shqiptari në të kaluarën ka qenë pjesë e Cremoneses, Interit, Pescarës dhe Pisës në Itali.

Një rikthim në Serinë A do të ishte ideal për  23-vjeçarin i cili kërkon t’i shpalosë aftësitë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është…