Dy klube spanjolle e duan Muriqin

09 nëntor 2022 | 16:54

Sulmuesi Vedat Muriqi po shkëlqen me fanellën e Mallrocas në La Liga. Pas shtatë golave të shënuara, reprezentuesi i Kosovës ka tërhequr interesimin e dy klubeve spanjolle.

“Diariodemallorca” raporton se prizrenasin e do Sevilla, e cila nuk është e kënaqur me sulmuesit aktualë Rafa Mir e En Nesyri. Ish-futbollistin e Lazios po e pëlqen edhe Villarreali.

Pas përformacës së mirë, nuk përjashtohet mundësia që Muriqin ta shohim në një klub më të madh spanjoll në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania mëmë e “Facebook”-ut, “Meta”, pritet t’i largojë nga puna…