Dy klubet e mëdha angleze në garë për Lewandowskin

18 nëntor 2021 | 20:48

Manchester United dhe Chelsea janë të gatshëm që t’i futen garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich Robert Lewandowski, raporton “Fichajes”.

Raportohet se sulmuesi polak do një aventurë të re para pensionimit, dhe destinacioni i tij i preferuar thuhet të jetë Premier Liga angleze.

Lewandowski ka kontratë aktuale me Bayernin deri në muajin qershor të vitit 2023, dhe vlera e tij momentale nga “Transfermarkt” është 60 milionë euro. Që nga transferimi i tij nga skuadra e Borussia Dortmundit te Bayern Munich, Lewandowski ka arritur të bëjë 346 paraqitje për “Bavarezët” duke regjistruar 317 gola dhe 67 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtohen gjithmonë e më shumë zërat për transferimin e portierit…