Dy klubet e mëdha italiane në garë për Hummelsin

24 maj 2024 | 16:41

Mats Hummels do luajë në Itali duke filluar verën e ardhshme? Sipas gazetës gjermane “BILD”  diçka e tillë është një mundësi konkrete.

Milani dhe Juventusi janë dy klube shumë të interesuara për nënshkrimin e qendërmbrojtësit gjerman, të cilit i skadon kontrata me Borussia Dortmund.

Hummels, i cili pas pak ditësh do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, do të vlerësojë të ardhmen e tij në fundin e edicionit. Ai ka luajtur këtë sezon mbi 30 ndeshje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 25.05.2024 Punime të…