Dy mjekë të Onkologjisë infektohen me koronavirus

08 korrik 2020 | 14:28

Në Klinikën e Onkologjisë dy mjekë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ata janë në vetizolim dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Kështu ka bërë me dije për “Kosovapress”, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, i cili ka thënë se përveç ngritjes së temperaturës dhe dhimbjes së muskujve kolegët e tij janë në rikuperim e sipër.

“Në dy ditët e fundit kemi dy persona të cilët janë testuar si pozitiv dhe janë vetizoluar për gati 1 javë ditë, dhe shpresojmë që pjesa tjetër e stafit të jetë në gjendje të mirë, të mos infektohen dhe të vazhdojnë punën në trajtimin e pacientëve…Mirë janë shumë kanë pasur një temperaturë të vogël pak të ngritur dhe një dhimbje të lehtë në muskuj dhe tash janë vetëm duke u rikuperuar”, ka thënë ai.

Kurtishi ka theksuar se burimi i infeksionit nuk dihet për shkak të kontakteve të shumta që mund t’i kenë pasur edhe nga jashtë.

Aktualisht në Kosovë aktiv me Covid-19 janë 1801 raste, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 003 raste, ndërsa numri total i rasteve pozitive ka arritur shifrën 3 886. Betejën me Covid-19 e kanë humbur deri në këto momente 82 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.…