Dy modelet më të kërkuara në botë “çmendin” pushuesit italianë nga jahti luksoz

25 qershor 2020 | 11:28

Ato janë dy nga modelet më të kërkuara në botë. Është fjala për Bella Hadid dhe Hailey Bieber, të cilat kanë kthyer gjithë vëmendjen nga vetja këtë të martë.

Pas lehtësimit të masave të marra për Covid-19, Bella dhe Hailey kanë udhëtuar drejt Sardenjës, Itali, për disa ditë pushime.

Dy bukuroshet udhëtuan për në ishullin Mesdhe me një avion privat. Dy 23-vjeçaret janë fotografuar me bikini teksa shijonin rrezet e diellit në një jaht luksoz. Gjithashtu, Bella është fotografuar edhe me një palë pantallona të shkurtra të kuqe dhe një bluzë të bardhë, ndërsa në fytyrë mbante një maskë të zezë.

Nga ana tjetër, Hailey ishte e veshur e gjitha në të zezë, e në një çast mban maskë të bardhë në fytyrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baby G pritet që së shpejti ta publikojë projektin e…