Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave zhvillohen sot

22 prill 2019 | 11:43

Sot përfundon java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me dy ndeshjet të cilat do të zhvillohen në Prizren dhe Ferizaj do të mbyllet edhe java e 28-të në Superligën e Kosovës.

Në Prizren, Liria do ta presë ekipin e Ballkanit nga Suhareka. Nëse Liria, humbet ose barazon atëherë klubi nga Prizreni do të jetë sezonin e ardhshëm në një rang më të ulët të garave.

Ndërkohë që Ferizaji do ta presë Flamurtarin. Djelmosha e Bylbyl Sokolit në rast të një fitoreje të mundshme do të rrisin gjasat shumë për t’i ikur edhe zonës së barazhit.

Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i kompanisë, Nissan, Carlos Ghosn është paditur nga prokurorët…