Dy nxënës goditen nga rryma në shkollën ‘Faik Konica’ në kryeqytet

18 prill 2023 | 11:50

Dy nxënës janë goditur nga rryma në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Të miturit tashmë janë dërguar në tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘George Bush’ në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti, duke shtuar  se policia në koordinim me institucionet përkatëse janë duke e hetuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas më shumë se tri vjet të qëndrimit në burg…