Dy persona të maskuar i vjedhin para një personi në Gjilan

12 shtator 2023 | 14:43

Dy persona të maskuar nën kërcënimin e mjetit të fortë (thikë) sot rreth orës 02:45 i kanë vjedhur para të gatshme një personi në rrugën “Joseph Biden”, në Gjilan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas tij, të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur dhe aktualisht siç tha ai janë në kërkim nga policia.

“Më datën 12.09.2023 rreth orës 02:45 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se në rrugë ‘Joseph Biden’ në qytetin e Gjilanit nga dy persona të maskuar dyshohet se viktimës (mashkull, kosovar shqiptar) nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) i janë marrë një shumë e parave të gatshme. Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur dhe janë vënë në kërkim policor”, ka thënë Osmani.

Po ashtu zëdhënësi Osmani theksoi se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘Grabitje’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga hetues policor rajonal”, tha ndër të tjera Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Toka Management”, kompani britanike që punon në mirëmbajtjen e hekurudhave…