Dy persona të vdekur, 10 të plagosur pas të shtënave në Strasburg

11 dhjetor 2018 | 22:48

Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e disa të shtënave në qytetin francez, Strasburg

Policia ka njoftuar se sulmuesi është identifikuar dhe se janë duke u bërë kërkime për të.

Sulmuesi është lënduar pas shkëmbimit të të shtënave me një ushtar, kanë thënë zyrtarët policorë.

Të shtënat është thënë të kenë ndodhur afër një Tregu të Krishtilindjeve, në sheshin, Place Kléber.

Zyrtarët e sigurisë kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur sulmi, duke përfshirë edhe qarkullimin e transportit publik.

Motivet e sulmit nuk dihen ende, mirëpo tregjet e tilla të Krishtlindjeve kanë qenë caqe të sulmeve të terroristëve në të kaluarën.

Zëvendësmajori i qytetit të Strasburgut, Alain Fontanel, ka shkruar në ‘Twitter’: “Të shtëna në Strasburg. Faleminderit të gjithë atyre që janë duke qëndruar nëpër shtëpi derisa të qetësohet situata”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Deda përfundimisht nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet…