Dy politikanëve australianë u ndalohet hyrja në Kinë

18 nëntor 2019 | 11:15

Dy politikanëve australianë, Andrew Hastie dhe James Paterson u është ndaluar hyrja në Kinë, për shkak të kritikave që kanë bërë ndaj këtij shteti, mirëpo ata sërish kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga deklaratat fillestare.

Hastie dhe Paterson, të dy anëtarë të qeverisë, kishin planifikuar të realizonin një udhëtim studimor në Kinë.

Mirëpo aplikacionet e tyre për vizë u janë refuzuar dhe ambasada kineze ka thënë se ata mund ta vizitojnë këtë vend vetëm nëse “pendohen” me të vërtetë për komentet e tyre.

Të dy deputetët kanë hedhur poshtë këtë kërkesë.

Politikanët konservatorë njihen si kritikë të zëshëm të Kinës, sidomos për shkak të të drejtave të njeriut, si dhe për supozimet e ndërhyrjes së këtij shteti në politikën australiane.

Së fundmi në Australi ekziston një debat i vazhdueshëm rreth ndikimit të Kinës, meqë disa politikanë akuzojnë Pekinin për përfshirje në politikë përmes donacioneve, raporton “Rel”.

Të tjerë besojnë se këto pretendime janë duke nxitur ksenofobi dhe po dëmtojnë marrëdhëniet në mes të të dyja vendeve.

Vetë Qeveria australiane ka kritikuar zyrtarisht Kinën për të drejtat e njeriut, duke theksuar shqetësimin për ndalimet masive të komunitetit ujgur në Xinjiang.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë…