Dy raste me Covid-19 në Deçan, Ramosaj: Kemi marrë të gjitha masat

27 prill 2020 | 13:20

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se dy persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19  në këtë komunë, si pasojë e kontaktit familjar.

Në këtë kontekst, Ramosaj ka thënë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e Coovid-19.

“Ju informoj që kemi marrë të gjitha masat që na takojnë në raport me dy rastet e publikuara, dhe ju siguroj që nuk ka vend për shqetësim dhe panik”.

“Duke uruar shërim të shpejtë dy pacientëve nga Strellci, kërkoj nga të gjithë ju kujdes të shtuar që ta tejkalojmë këtë situatë”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni “Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata…