Dy rastet e konfirmuara me Covid-19 në Vushtrri kishin ardhur nga Suedia

13 maj 2020 | 21:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot edhe dy raste të reja me Covid-19 në Vushtrri.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka thënë se të dy rastet janë̈ nga e njëjta familje, me banim në rrugën ‘2 Maji’.

“Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë̈ së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre.

Rastet e kontakteve të paralajmëruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK-ja nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që të qëndrojnë në shtëpi, ta mbajnë distancën dhe të përdorein mjetet mbrojtëse. “Kështu nuk e marrim e as nuk ia japim askujt virusin”, ka thënë kryetari Tahiri.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lega Serie A ka njoftuar se sezoni 2019/20 në Serie…