Dy sekretarët amerikanë vizitojnë sot Kievin

24 prill 2022 | 09:36

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do ta vizitojnë sot Kievin, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Nesër zyrtarët amerikanë do të vijnë për të na vizituar. Unë do ta takoj sekretarin e mbrojtjes (Lloyd Austin) dhe Antony Blinken,” u tha Zelenskyy gazetarëve të shtunën.

Presidenti ukrainas nuk dha detaje të mëtejshme rreth vizitës së mundshme.

Kjo është vizita e parë zyrtare nga zyrtarë të qeverisë amerikane qëkur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë të shtunën lidhur me vizitën e mundshme. Departamenti Amerikan i Shtetit, gjithashtu, refuzoi deklarimin.

Presidenti ukrainas kërkoi që Shtetet e Bashkuara të pranojnë të jenë një nga garantueset e sigurisë së Ukrainës për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e ardhshme.

Zelenskyy tha se ai priste rezultate konkrete, përfshirë një marrëveshje për të ofruar më shumë armë.

Zelenskyy për javë të tëra u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që t’i dërgojnë Ukrainës më shumë armë për t’i bërë ballë agresionit rus./VOA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit kanë zhvilluar një mi në formën e një roboti…