Dy superndeshje në Grupin F

07 nëntor 2023 | 10:59

Dy ndeshje të zjarrta pritet të zhvillohen sonte (e martë) në Grupin F të Ligës së Kampionëve. Në “San Siro” do të përballen Milani dhe Paris Saint-Germainu.

Italianët e kanë të detyrueshme fitoren nëse mendojnë ende për kualifikim në garën më të fortë në futboll. Kuqezinjtë kanë vetëm dy pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara, ndërsa PSG-ja është lidere e grupit me 6 pikë. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë ishte PSG-ja që shënoi fitore (3-0). Realizuan Mbappe, Muani dhe Kangin.

Në ndeshjen tjetër Borussia Dortmundi e pret Newcastle Unitedin. Këto dy skuadra janë në pozitat dy dhe tre, me nga 4 pikë të grumbulluara. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Angli fituese doli Dortmundi me rezultat 0-1, prandaj edhe në ndeshjen kthese llogaritet favorit i lehtë. Në Grupin H, Barcelona kryeson me 9 pikë dhe ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Shakhtar Donetskut nga ora 18:45.

Shakhtari ka vetëm tri pikë të grumbulluara dhe nëse mendon për kualifikim, duhet ta nxjerrë të paktën një pikë. Në ndeshjen tjetër Porto llogaritet favorite absolute ndaj Royal Antwerpit. Portugezët kanë 6 pikë nga tri ndeshje dhe me fitore do të ishin edhe më afër kualifikimit në fazën tjetër, derisa skuadra e Arbnor Mujës është ende në kërkim të pikëve të para. Kampionët e Manchester Cityt do të përballen me Young Boysin, nga e cila ndeshje presin tri pikët e plota për ta vazhduar bilacin pozitiv me të gjitha ndeshjet e fituara.

Në ndeshjen tjetër Leipzigu i shkon Crvena Zvezdas për t’i marrë pikët për kualifikim. Në Grupin E situata është e paqartë. Atletico Madridi është e dyta në grup me 5 pikë dhe e pret Celticin që ka vetëm një pikë dhe renditet në vendin e fundit. Në ndeshjen tjetër Lazio luan ndaj Feyenoordit.

Grupi E

21:00 Atletico Madrid – Celtic
21:00 Lazio – Feyenoord

Tabela

1. Feyenoord                6 pikë
2. Atletico Madrid      5
3. Lazio                         4
4. Celtic                         1

Grupi F

18:45 Borussia Dortmund – Newcastle United
21:00 AC Milan – Paris Saint-Germain

Tabela

1. PSG-ja              6 pikë
2. Dortmund       4
3. Newcastle        4
4. Milan                2

Grupi G

21:00 FK Crvena Zvezda – RB Leipzig
21:00 Manchester City – Young Boys

Tabela

1. Manchester City        9 pikë
2. Leipzig                        6
3. Young Boys                1
4. Crvena Zvezda           1

Grupi H

18:45 Shakhtar Donetsk – Barcelona
21:00 FC Porto – Royal Antwerp

Tabela

1. Barcelona        9 pikë
2. Porto               6
3. Shakhtar         3
4. Royal Antwerp 0

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviqi ka paralajmëruar rikthimin te Milani, pas u pensionua…