Dy të lënduar rëndë pasi një kamion godet katër automjete afër Sllatinës

08 shtator 2025 | 16:16

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkaq një tjetër lëndime të lehta, pasi shoferi i një kamioni ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke goditur katër automjete të tjera në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Sllatinës.

Nga Policia e Kosovës thanë për “Radion Evropa e Lirë” se aksidenti i rëndë i trafikut ndodhi në orën 14:35 të 8 shtatorit, kur automjeti transportues, me targa vendore, doli në anën e kundërt të rrugës.

“Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të kuptuar shkaqet e aksidentit.

Autoritetet u bënë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës “në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shkarkuar njërin prej drejtorëve…