LDK-ja të shtunën hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit

08 shtator 2025 | 16:21

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta hapë zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve komunale më 13 shtator nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë.

Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë tubim do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave.

“Më 13 shtator, ju presim të gjithëve në Prishtinë, në hapjen e fushatës së zgjedhjeve lokale, ku do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave. Nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë. Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar. LDK përgjithmonë!
Shihemi të shtunën”, ka njoftuar LDK-ja.

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkaq një tjetër…