Dy të miturave iu grabiten telefonat në Istog

15 qershor 2021 | 09:00

Një person nën kërcënimin e thikës ua ka grabitur telefonat dy vajzave të mitura në Istog. Rasti ka ndodhur më 11 qershor, i iniciuar pas verifikimit të kamerave të sigurisë. Sipas Policisë, rasti është nën hetime.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Ferizaj në rrugën “Dimitrije Tucoviq”, ku një grua ka raportuar se një i dyshuar ia ka grabitur me forcë çantën e krahut. Në të thuhet se kishte dokumentet personale dhe diku 370 euro të gatshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se nga sot,…