
Dy të moshuar nga Kosova vdesin në plazhin e Velipojës
Dy turistë nga Kosova janë mbytur duke u larë në det në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
Sipas policisë, bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme.
Viktima e parë është 72-vjeçari me iniciale Z.J., i cili dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.
Ndërsa në rastin tjetër, 80-vjeçari Gj.K. dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo doli nga deti, duke humbur jetën.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.
Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.