Dy të rinj në Skenderaj gjejnë një kuletë me para, të njëjtën e dorëzojnë në polici

23 tetor 2020 | 11:52

Dy të rinj, nxënës të cilët e kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe me një shumë të parave, e kanë dorëzuar në stacionin policor në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se ky gjest i mirë është raportuar sot rreth orës 07:55 nga dy të rinjtë, nxënës të cilët derisa ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.

Policia ka bërë me dije se pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar dy të rinjtë, nxënësit dhe Policinë e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ka theksuar njëherit se i është mirënjohëse dy të rinjve për gjestin e ndërgjegjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Termokos” ka njoftuar se është ndalur furnizimi me ngrohje në…