Dy të vdekur dhe 125 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

06 qershor 2020 | 18:04

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar dy viktima dhe 125 raste të reja me virusin korona, ndërsa janë kryer 1085 testime.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë është në Shkup, edhe atë 46 persona. Pason Kumanova me 19 të infektuar, Shtipi 17, Tetova me 16 raste, Struga shtatë raste, Gostivari gjashtë, Ohër pesë, Veles me tre raste të reja, Negotinë dy të infektuar, ndërsa Manastir, Koçanë, Dellçevë dhe  Prilep nga një rast  të ri.

Gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndërruar jetë dy persona, njëri nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica teksa tetë pacientë janë shëruar plotësisht.

Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i rasteve të fundit me Covid 19 i takon grup moshës midis 30-39 vjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe një ditë më parë kujtoi se virusi është i pranishëm, shpërndarja e tij është agresive megjithatë përbërja e tij është asimptomatike dhe më pak i rrezikshëm në raport me virusin e javëve të para të përhapjes së tij.

Ministri Filipçe edhe një herë përmes profilit të tij në Facebook u bëri apel qytetarët të japin informacione të sakta dhe të plota në anketat epidemiologjike. Siç thotë Filipçe, beteja është e përbashkët, prandaj të gjithë duhet kontribuar për ta fituar të njëjtën.

Ndërkohë, nga OBSH-ja pas përditësimit të udhëzimeve kanë rekomanduar të gjitha qeveritë në botë të insistojnë që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në vendet publike, ku ekziston rrezik për bartjen e virusit, me qëllim të ulet rreziku i përhapjes së pandemisë./Alsat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita arriti të marrë fitore me epërsi minimale kundër Flamurtarit…