Dy të vdekur dhe 90 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 korrik 2020 | 14:33

Kemi 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një 81-vjeçar nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Po ashtu, 90 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19, shifër e regjistruar kjo për herë të dytë në vend dhe më e larta ndonjëherë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ua ka rikujtuar bizneseve se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Sipas kësaj ministrie, mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambientet e mbyllura. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në organizim të anëtarëve të Komitetit për Politik dhe Financa…