Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga orteku në Zvicër

17 janar 2021 | 17:27

Dy persona kanë humbur jetën pasi janë zënë nga një ortek me borë në Engelberg dhe në Stoos të Zvicrës. Ende nuk dihet identiteti i tyre por mësohet se ata kishin shkuar për skijim gjatë vikendit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, duke e çuar në 10 numrin e të vdekurve nga ortekët gjatë këtij dimri.
Jashtë shpateve të siguruara në këtë zonë kishte edhe njerëz të tjerë, tre prej të cilëve kanë arritur që të shpëtojnë nga orteku.

Një nga tre të mbijetuarit nuk ishte lënduar, ndërsa dy të tjerët janë plagosur rëndë  dhe janë me rrezik për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka regjistruar një fitore shumë të vështirë në…