Dy të vdekur e tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë

02 gusht 2018 | 21:08

Dy persona kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në pasditen e së enjtes.

Aksidenti, sipas Policisë, ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, përkatësisht në hyrje të magjistrales, prej Podujevës.

Policia e Kosovës ka treguar për “Express” se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Para rreth gjysmë ore është shkaktuar një aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat e hetimit, për të identifikuar shkaqet se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik”, ka shtuar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur gjykimi në Sevastopol, ndaj dy shtetasve ukrainas, Volodymyr…