Dy të vdekur nga një aksident në Suharekë, policia jep detaje

28 prill 2024 | 18:31

Një aksident mes një motoçiklete dhe veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Nga ky aksident kanë mbetur dy persona të vdekur në vend dhe një person është lënduar rëndë. Nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se shoferi dhe pasagjeri që ishin në motor kanë humbur jetën.

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, ka bërë të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spiunazhi i orkestruar nga Kina është shtuar gjatë viteve të…