Dy trena përplasen mes vete në Gjermani, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

14 shkurt 2022 | 19:35

Dy trena janë përplasur pasditen e kësaj të hëne në Mynih të Gjermanisë. Mediat vendase raportojnë se dy trena S-Bahn u përfshinë në aksident në zonën jugore të qytetit, ndërsa ka humbur jetën një person.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dhjetëra të tjerë. Autoritet ende nuk kanë një shifër të saktë të personave që janë plagosur.

Sakaq, shumë pasagjeërë kanë mbetur të bllokuar dhe po punohet për nxjerrjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova përfaqësohet në Maqedoninë e Veriut me të ngarkuar me…