Dy viganë me zemër shkabe

15 maj 2020 | 23:06

Tahir Desku

DY VIGANË ME ZEMËR SHKABE
(Për Rexhep Malën e Nuhi Berishën)

Dy viganë me zemër shkabe
Si dy bimë që mbijnë ndër mote
Mu si buzët e një plage
Copë e trungut të kësaj toke

Sa herë bëjnë festën e bukës
Kthejnë lamijet në hambare
Rexhep Mala n’ballë të kombit
Frymëzon zemrat djaloshare

Ai pishtar në Kodër të Trimave
Po derdh gjakun mbi një gurë
Ku ndër mote UÇK-ja
Do t’marshojë me një flamur

Do t’ja heq natës errësirën
Jetën ta bëjmë dritë
Do t’ja marr rrezet e diellit
Atdheun ta shndritë

M’sa i ndan kokat shqiponja
E nga deti ndahet vala
Lëshon zë Nuhi Berisha
S’të lë vetëm Rexhep Mala

Amanet puhitë e verës
Gjakun mos ma thani
Amanet ju zogjtë e malit
Këngës mos ia ndani

Se një fyell një fyell ndër male
Kur digjet bajrak
Në Prishtinë në Kodër të Trimave
Tokë e qiell bëjmë det me gjak

(Përzgjodhi: B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një ditë më parë mediat angleze ishin pushtuar nga…