Mourinho: Nëse nuk doni të luani, shihni Bundesligën

15 maj 2020 | 22:52

Vetëm një ditë më parë mediat angleze ishin pushtuar nga lajmi mbi dyshimet e klubeve, lojtarëve dhe trajnerëve për rifillimin e sezonit, aq sa edhe mundësia e pezullimit përfundimtar të Premier League merrte sërish shumë kuota.

Për ta bërë më të besueshëm këtë skenar citohej deklarata e Jose Mourinho. “Në asnjë mënyrë”, ishte titulli i “Daily Star”, duke dhënë përshtypjen se “Special One” ishte kundër rikthimit të kampionatit.

Një qëndrim që është hedhur poshtë nga tekniku i Tottenham, që ka sqaruar pozicionin e tij pro kthimit në fushë, pavarësisht se kërkon më shumë kohë për të përgatitur lojtarët.

“Nuk kam kërkuar asnjë shtyrje. Dua të nisin stërvitjet dhe mezi pres që Premier League të rifillojë, sidomos tani që Ligat e tjera janë shumë pranë kthimit në fushë”, është shprehur Mourinho. Jo vetëm kaq, pasi tekniku portugez ka ftuar sipas mënyrës së tij edhe kolegët që mendojnë se sezoni duhet ndërprerë.

“Nëse nuk doni të luani, qëndroni në shtëpi dhe shihni Bundesligën”, është shprehur trajneri i Tottenham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dhjetë rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 1…