Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë

13 mars 2022 | 12:42

“Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me Covid-19 edhe në vendin tonë!”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, ekipet e IKSHPK-së po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë.

“Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër Covid-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!”.

“Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje: Mbulo gojën dhe hundën me maskë! Mbaj higjienën!Respekto distancën! VAKSINOHU!”, është bërë me dije në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur një tur shpjegues…