Dy yjet e NBA-së konfirmohen pozitivë me Covid-19

30 qershor 2020 | 15:52

De Andre Jordan dhe Spencer Dinwiddie, të dy lojtarë të skuadrës së Brooklyn Nets, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ata kanë konfirmuar lajmin përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ditët e fundit, të gjithë lojtarët e NBA-së i janë nënshtruar testit të parë dhe rreth 15 lojtarë kanë dalë pozitivë, por pa përmendur emra. Këto teste që do të kryhen në vazhdimësi bëhen për shkak të rikthimit të kampionatit më 30 korrik, i lënë në mes që në mars.

“Mësova se kam rezultuar pozitiv me Covid-19 kur kam shkuar në market. Për pasojë, nuk do të jem në Orlando kur të rinisë sezoni”, ka thënë DeAndre Jordan.

Ndërsa Dinwiddie ka shkruar: “Duhej të ishim një nga ekipet që do të nisnim më herët grumbullimin në Orlando, por vazhdojmë të jemi në Nju Jork. Tani, për fat të keq jam pozitiv. Kam pasur simptoma, temperaturë dhe dhimbje në gjoks. Nuk e di nëse do të jem apo jo në Orlando”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para largimit të tij nga…