Dybala dëshiron kalimin në Real Madrid

07 tetor 2018 | 16:01

Sulmuesi Paulo Dybala i Juventusit synon të transferohet në Real Madrid pasi që është i gatshëm ta braktisë “Zonjën e vjetër”, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll pohon se ylli argjentinas është i interesuar t’i bashkohet gjigantit Real Madrid.

Me ardhjen e Cristiano Ronaldos në verë, Dybala është i hapur të largohet qysh në janar nëse kalimi i tij në Real Madrid mund të ndodhë.

Dybala shihet si përgjigja e duhur ndaj formës së dobët të madrilenëve sidomos para portës, pasi skuadra e Julen Lopeteguin ka katër ndeshje që nuk shënon gol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person është…