
Dyshime për vjedhje votash nga VV, gazetari nga Mitrovica: Në Shipol ka nisur hetimi i një skeme ultra-kriminale
Rezultati dramatik në Mitrovicën e Jugut e ktheu vëmendjen e tërë Kosovës në këtë komunë, ku Arian Tahiri i PDK-së doli i pari me 28 vota më shumë se Faton Peci i VV-së.
E tërë artileria e ‘rëndë’ e partisë së Albin Kurtit u hodh në veprim për ditë të tëra në Mitrovicë, e tash fushata do të vazhdojë edhe një muaj.
Hutia që u krijua me tri Exit Poll-e të ndryshëm, ku PDK-ja fitonte pa balotazh, i dha mobilizim edhe më të madh Pecit e VV-së, të cilët tash janë në balotazh.
Por, për krejt këtë dramë, gazetari nga Mitrovica, Shkumbin Kajtazi, tha se ka diçka malicioze në rezultatin e kësaj komune.
Kajtazi shkruan se në Mitrovicë ka konfirmime për blerje votash dhe madje edhe vjedhje, që lidhen edhe me qëndrimin e Kurtit në fshatrat e kësaj komune deri në 4 të mëngjesit para hapjes së vendvotimeve.