
Dyshimi për helmim të ushtarëve të FSK-së, ushqimi që u konsumua nuk rezulton i dëmshëm
17 prill 2022
| 14:39
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve të FSK-së me simptoma, rezultatet nga Inspektorati Sanitar kanë treguar se ushqimi është në parametrat normal dhe se nuk është i dëmshëm.
“Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.