
Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin
23 dhjetor 2021
| 15:19
U.D., i drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar për Gazetën Express se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportimeve të para dyshohet për bombë.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.
Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.