Katër raste të reja me Covid në Kosovë
23 dhjetor 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.983 testime, katër qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988.
Në total numri i rasteve aktive është 321.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.
Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



