Dyshohet për dhjetëra emigrantë të vdekur në Detin Mesdhe

25 korrik 2019 | 19:11

Të paktën 116 emigrantë janë zhdukur dhe 132 të tjerë janë shpëtuar nga rojet bregdetare libiane dhe peshkatarët vendas, pasi një anije u fundos në Detin Mesdhe.

Zyrtarët kanë thënë se anija pasur më shumë se 200 emigrantë në bord, dhe ajo u përplas në bregun pranë Komasit, një qytet në lindje të kryeqytetit Tripoli, raporton “Rel”.

Nëse konfirmohet, numri i të vdekurve do të ishte më i larti në incidente të tilla gjatë këtij viti.

Për emigrantët, Libia ka qenë prej kohësh një rrugë kryesore tranziti për të arritur Evropën, veçanërisht nga Afrika Sub-Sahariane, me ndihmën e trafikantëve njerëzorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka…