Nitaj dyshon se opozita po bëhet pjesë e skenarit të një qeverie kukull

25 korrik 2019 | 18:59

Deputeti i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka hedhur dyshime se një pjesë e opozitës është duke u bërë pjesë e skenarit për krijimin e një qeverie kukull.

Ai ka thënë se pinjollët opozitarë kanë dështuar ta rrezojnë Qeverinë Haradinaj dhe tash janë duke shitur mënd se si Kosova nuk duhet të ketë qeveri në dorëheqje.

“Këta pinjollët opozitarë dështuan ta rrezojnë Qeverinë Haradinaj dhe për gati dy vjet, rrahën ujë në havan kot! Tash të gjendur përballë një dështimi të tillë, kanë filluar të shesin mend se si vendi nuk po u dashka me pasur qeveri as në dorëheqje!!! Po ku e keni dëgjuar ju se me dorëheqjen ose me shkarkimin e Qeverisë, një shtet po mbetka pa qeveri!?”

“Disa prej jush, qe e paskeni krejt këtë ekspertizë e kulturë juridike, pse nuk po na jepni mend si të shkohet në zgjedhje menjëherë, por po merreni nëse Ramush Haradinaj duhet me ndejtë në zyre apo jo!!! Apo i keni ra pishman e po ju dhimbsen mandatet dhe në vend që të flisni për zgjedhje prapë po merreni me Ramushin! Hiç nuk do të çuditesha që ndonjëri prej jush, të filloi të ‘reflektoje’ e të bëhet pjesë e skenarit të krijimit të një qeverie kukull, natyrisht kjo me arsyen e njohur tashmë, ‘na u dashtë ta bëjmë për interesa vendit!’ Se mos është hera e parë!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…