Sot mblidhen Komisioni për Komunitete dhe ai për Legjislacion

26 tetor 2026 | 08:09

Sot do të mbajnë mbledhje dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet në orën 09:00.

Në këtë mbledhje, komisioni do ta shqyrtojë projektligjin me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Ndërkaq, në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ky komision do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar sërish mënyrën e ftesës së…