Dyshohet për helmim të 40 nxënësve në Lipjan

05 nëntor 2021 | 21:13

40 nxënës dyshohet të jenë helmuar në Shalë të Lipjanit.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare thonë se gjatë ditës kanë trajtuar një numër të madh të pacientëve të cilët kanë pasur simptome të njëjta me njëri-tjetrin.

Pacientët kryesisht janë nxënës të shkollës fillore dhe të mesme, të cilët thuhet të jenë ushqyer nga vendi i njëjtë, raporton Klan Kosova.

Drejtëorët e dy shkollave kanë thënë se janë vizituar nga inspektorët sanitarë dhe kanë marrë mostrat e ujit për të parë nëse ka të bëjë me ujin.

Mjekët nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë e ndonjë viroze.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistët politikë e nisën dhe u burgosën. Studentët evazhduan dhe…