Dyshohet se lumi i ka bartur trupat e policëve në Maqedoni

29 prill 2018 | 11:40

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nga vendi ku po kërkohen dy policët e zhdukur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, ka thënë se ka mjaftueshëm persona që janë angazhuar në kërkim.

Ai ka thënë se kanë kontaktuar me institucionet në Maqedoni, pasi që dyshohet që rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur trupat përtej kufirit.

Për rastin ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

“Jemi në kontakt me autoritetet e Maqedonisë sepse sipas të gjitha gjasave rrjedha e lumit i ka bartur trupat përtej kufirit”, ka thënë ministri Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Federale e Zjarrit Pyjor të Rusisë ka njoftuar më…