
Dyshohet se Nikollë Perkaj pësoi sulm në zemër gjatë vozitjes
21 shtator 2025
| 12:39
Kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj dyshohet se vdiq si pasojë e një arresti kardiak derisa ishte duke vozitur.
Kështu kanë bërë me dije burime brenda policisë.
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se në një moment e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti.
Ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës u tha se në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.