Në janar hapet për qarkullim ura për këmbësorë mbi lumin Ibër

21 shtator 2025 | 12:38

Qytetarët e Mitrovicës nga janari i vitit 2026, do të kenë në dispozicion një urë të re të dedikuar ekskluzivisht për këmbësorë, projekt ky që pritet të bëhet simbol i ri i qytetit dhe e cila do të lidh edhe më shumë veriun dhe jugun në këtë pjesë të Kosovës.

Punimet për ndërtimin e kësaj ure janë duke avancuar me ritme të qëndrueshme dhe standarde të larta inxhinierike, duke premtuar jo vetëm një rrugë të sigurt për lëvizjen e qytetarëve, por edhe një hapësirë rekreative me elemente unike si ujvarë dekorative dhe pushimore.

Këto detaje i ka treguar për KosovaPress, udhëheqësi i kompanisë punëkryese, Jahir Nimani, i cili tha se në fillim të punimeve kanë hasur në telashe me ujin e lumit Ibër dhe pikat gjeodezike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka njoftuar se e ka identifikuar shoferin që ka…