Dzeko: Të gjithë më folën mirë për Inzaghin, u argëtova ndaj Genoas

26 gusht 2021 | 14:40

Edin Dzeko la Romën këtë verë dhe firmosi me Interin, ku duket se është përshtatur shpejt dhe ka vetëm fjalë të mira për klubin dhe trajnerin Inzaghi. Së fundmi ai foli për DAZN.

“Kam dëgjuar shumë fjalë të mira nga lojtarët që ai ka stërvitur në të shkuarën. Duke pasur parasysh lojën që ai bënte me Lazion, isha i sigurt se ishte trajneri perfekt për mua.

U argëtova shumë ndaj Genoas, por edhe në 45 minutat ndaj Dynamo Kyiv, ku kuptova menjëherë se ky ekip është i fortë, duan të luajnë futboll dhe dinë ta bëjnë mirë këtë”, ka thënë Dzeko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se vaksinimi mund të…