E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

04 tetor 2023 | 11:40

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, ka thënë se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE-ja.

Ai ka thënë se këto nuk janë fjalë boshe dhe se bashkimi politik dhe ai financiar e tregojnë këtë.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se këto nuk janë fjalë boshe. Bashkimi politik dhe financiar e tregojnë këtë zotim. Procesi i integrimit është proces shumë i gjatë dhe i ndërlikuar. Ata që aspirojnë për të qenë anëtarë duhet të jenë të dedikuar dhe të bëjnë punë të madhe”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ku është prezantuar barometri i reformave të BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i partisë opozitare serbe “SSP”, Dragan Dilash, ka deklaruar…