E dashura e Putinit rishfaqet në Moskë pas thashethemeve se ishte fshehur në një vilë në Zvicër

22 prill 2022 | 15:52

Fituesja e ‘Medaljes së Artë’, Alina Kabaeva, 38 vjeçare, u rishfaq këtë javë në një event për gjimnastikën ritmike në stadiumin “VTB Arena” në Moskë përpara Festivalit “Alina”, një ngjarje bamirësie e planifikuar për të shtunën.

Kabaeva besohet gjerësisht se është e dashura e presidentit rus dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Fotot e Alinas në ngjarjen në Moskë ndezën spekulime se ish-gjimnastja kishte përdorur të njëjtin kirurg plastik si Putini, mes pretendimeve për botoks dhe mbushës.

“Diçka ka ndryshuar vërtet në fytyrën e Kabaevas… atletja legjendare ishte dukshëm më e bukur”, ka shkruar revista ruse “Cosmopolitan”.

Duke shmangur lidhjen e saj me Putinin në mënyrë që të mos censurohet nga shteti rus, revista shtoi: “Alina Kabaeva është një nga gratë më misterioze dhe më të fshehta në vendin tonë”.

“Gjimnastja pothuajse kurrë nuk shfaqet në publik, nuk shfaqet në rrjetet sociale dhe nuk është e mundur ta shohësh në rrugë apo në qendra tregtare”.

“Një paraqitje e re e rrallë e Alina Kabaeva. Kësaj radhe ajo është veshur thjeshtë dhe sërish shihet me unazën e martesës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e…