E dashura e re e Eros Grezdës, është kushërira e kësaj moderatore e njohur shqiptare

30 shtator 2022 | 14:03

Futbollisti i njohur, Eros Grezda është bërë një emër i komentuar në mediat rozë, që në momentin që pranoi lidhjen me modelen Oriola Marashi.

Mirëpo, duket se pas ndarjes nga kjo e fundit, Eros ka nisur një romancë me një tjetër bukuroshe.

Bëhet fjalë për Ajsel Abazin, e cila është edhe kushërira e moderatores dhe modeles, Almeda Abazi.

Është vetë futbollisti që ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet me bionden simpatike.

Nuk dihet se ku janë njohur çifti, por Ajsel jeton në Turqi, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.

Sipas abcnews.al, me shumë mundësi dyshja janë takuar atje./https://infokosova.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri pejan, Arben Muqolli e ka marrë drejtimin e KH…