E dëmshme hapja e dilemave për ndërtimin e gazsjellësit që mbështetet nga ShBA-ja

19 shtator 2021 | 16:45

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit të sponsorizuar nga administrata amerikane.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria aktuale po e neglizhon këtë projekt.

Sipas tij, është e dëmshme për Kosovën hapja e dilemave për ndërtimin e gazsjellësit që mbështetet nga ShBA-ja.

 

Postimi i plotë i Hotit:

 

Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.

Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.

Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut.

As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA.

Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë.

Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist.

Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka hapu zyrtarisht…