E dërgoi veturën për ta rregulluar, e sulmojnë punëtorët e servisit

17 mars 2024 | 09:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar që kur e ka dërguar veturën për riparim është sulmuar nga dy punëtorë të servisit.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 16.03.2024-13:08.   Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te  servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ndalen problemet për kryeministrin Netanjahu, teksa lufta në Gaza…